image Vuçiqi mburret me veten: Putini më priti vetëm mua dhe një president tjetër

Rajon

Vuçiqi mburret me veten: Putini më priti vetëm mua dhe një president tjetër

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është mburrur me takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e vlerësuar këtë si “një gjë e shkëlqyeshme” që Putin e ka pritur “vetëm atë dhe presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev” në takimet bilaterale.

Pas Paradës së Fitores në Moskë, Vuçiq u tha gazetarëve që e ndoqën atë se Serbia kishte marrë “hapësirën më të madhe” në mediat ruse” dhe se “ishte një pjesë e veçantë për Serbinë”.

Ai tha se pjesëmarrja e rojeve të ushtrisë serbe në sfilatë sjell “një sens të veçantë krenarie” dhe se “ka një rëndësi të veçantë”. /Gazeta Sinjali