Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar bisedime me Kosovën për tema të ndryshme të të gjitha niveleve sepse kjo sipas tij është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë.
Këtë kërkesë ai ia ka adresuar të dërguarit të posaçëm të BE-së, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.
“Serbia kërkon dhe dëshiron bisedime me Prishtinën, në të gjitha nivelet. Ne duam sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ne besojmë se çdo bisedë është fisnike dhe shëruese“, tha Vuçiq në fjalimin e tij, duke iu adresuar si mesazh Lajçakut./GazetaSinjali/