image Vuçiqi ankohet për drejtësi selektive nga Haga, përmend Haradinajn

Rajon

Vuçiqi ankohet për drejtësi selektive nga Haga, përmend Haradinajn

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa ka folur për dënimin me burgim të përjetshëm të Ratko Mladiqit, ka përmendur ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinajn, që ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

Vuçiq ka thënë se krimet ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar, prandaj Gjykata në Hagë sipas tij po vepron në mënyrë selektive.

“Nuk janë gjykuar pjesëtarët e popujve tjerë, me gjithë normat ndërkombëtare të drejtësisë. Serbët janë dënuar me gjithsej 1.138 vjet burgim dhe me tetë burgime të përjetshme.

Në të njëjtën kohë, Gjykata e Hagës nuk ka gjykuar asnjë kroat për krimet. Prokurorët me qëllim kanë zgjedhur Ante Gotovinën, Naser Oriqin e Ramush Haradinajn dhe të gjithë janë dënuar pos Haradinajt. Por në shkallën e dytë me vendime misterioze janë liruar. Të gjithë dëshmitarët kundër Haradinajt janë vrarë ose vetëvrarë.

Me gjithë këtë drejtësi selektive jemi kthyer nga e ardhmja. Kam një porosi për popullin tonë: Kokën lart, as Serbia e as serbët nuk janë gjykuar për asgjë”, ka thënë Vuçiq.

/GazetaSinjali/