image Konjufca: Tani nuk ka asnjë pengesë për gjykimin e krimeve të luftës

Drejtësi

Konjufca: Tani nuk ka asnjë pengesë për gjykimin e krimeve të luftës

news image

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nën UNMIK-un, e cila ka qeverisë Kosovën deri në vitin 2008, nuk ka pasur vullnet për të ngritur çështjen e krimeve të luftës, shkruan Gazeta Sinjali.

Konjufca ka thënë se as misioni EULEX nuk ka bërë ndonjë arritje në këtë drejtim.

“EULEX nuk është se ka bërë shumë punë në këtë drejtim, e prej vitit 2018 kur ja ka dorëzuar të gjitha lëndët e pjesës së krimeve të luftës institucioneve të Kosovës, nuk ka pas vullnet sepse është konsideruar se nëse ne i ndjekim krimet e luftës, e prishim mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë”, ka thënë Konjufca në televizionin publik.

Ai gjithashtu tha se nuk është përkrahur sa duhet me resurse dhe me prokurorë prokuroria e cila merret me krimet.

Sipas tij, numri i prokurorëve kurrë nuk ka qenë më shumë se katër, të cilët janë të thirrur për ndjekjen e krimeve të luftës.

Ai shtoi se tek në javën e shkuar, ka kaluar në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin e ligjit të mëhershëm që kishte të bëjë me gjykimin e krimeve të luftës, që ka qenë i pamundësuar gjykimi i kriminelëve të luftës në mungesë të prokurorëve./Gazeta Sinjali/