image Vuçiqi akuzon politikanin serb Llazoviq se ka marrë para të majme nga Albin Kurti

Politikë

Vuçiqi akuzon politikanin serb Llazoviq se ka marrë para të majme nga Albin Kurti

news image

Kreu i partisë së majtë ambientaliste në Serbi, Radomir Llazoviq, ka pasur një debat të ashpër sot në Kuvendin e Serbisë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai u shpreh se e kuptonte që propozimi franko-gjerman ishte i rëndësishëm, por nuk e kuptonte pse kishte ikur dhe ishte fshehur presidenti i Serbisë.

“Ju flisni për gjëra të pa rëndësishme. Flisni për dhjetë pika, për jetë më të mirë, thoni se do të bëhemi të pasur. S’ka plan… e keni bërë lëmsh,” – i tha Llazoviq, raporton Danas.

“Negociatat sekrete janë të papranueshme për grupin tonë parlamentar…” – vazhdoi tutje ai.

“Çdo herë ka një dramë të re, një krizë të re, ju e nisni artilerinë dhe populli në Kosovë jeton keq e më keq. Derisa Aleksandër Vuçiqi të jetë ai që udhëheq negociatat, nuk ka asnjë shans të arrihet marrëveshja për Kosovën. Marrëveshja duhet të jetë afatgjatë, dhe të çojë në prosperitet, dhe jo konflikte,” – vazhdoi tutje politikani i gjelbër serb.

Vuçiqi ia ktheu se nuk po kërkonte mbështetje bllanko, sepse nuk i nevojitej dhe u lëshua në sulme të ashpra duke e akuzuar kryetarin e partisë së gjelbër të majtë serbe se kishte marrë para të majme nga Vetëvendosje e Albin Kurtit.

/GazetaSinjali/