Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill.
“Në një bisedë të gjatë dhe kuptimplote telefonike me ambasadoren Hill, ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes, respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara”, ka thënë Vuçiq.
Por siç ka thënë më tej ai, “gjithashtu theksova tmerrin e serbëve me sjelljen e Kosovës dhe lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat e vënë në pikëpyetje sigurinë dhe stabilitetin e tyre në të gjithë rajonin”.
Kujtojmë se Vuçiq ka pasur takime të tjera sot, ku temë qendrore kanë qenë zhvillimet e fundit në Kosovë.
Presidenti serb ka marrë pjesë në seancën e posaçme të Qeverisë së Serbisë, pas së cilës u takua me ambasadorin kinez dhe rus.