image Vuçiq viziton Amerikën, ja çka do të bisedohet atje

Rajon

Detaje/ Vuçiq viziton Amerikën, ja çka do të bisedohet atje

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër do të takohet në Nju Jork me sekretarin e Shtetit amerikan Mike Pompeo. Takimi Vuçiq – Pompeo vjen nën margjinat e një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme.

Informata u bë e ditur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, ku  shtohet se Pompeo do të takohet edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Sipas mediave serbe, takimi Pompeo – Vuçiq do të ketë si temë kryesore marrëdhëniet Serbi-Kosovë.