image Vuçiq 'vajton' Ramën: Mos më detyroni t’ju flas se në çfarë presioni ndodhet ai që u dogj flamuri serb

Rajon

Vuçiq ‘vajton’ Ramën: Mos më detyroni t’ju flas se në çfarë presioni ndodhet ai që u dogj flamuri serb

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar në lidhje me djegien e flamurit serb gjatë vizitës së tij në Tiranë, duke thënë se për këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet nën një presion.

Vuçiq tha se djegia e flamujëve të tjerë është akt i paqytetëruar, duke kërkuar që mos ta detyrojnë të flasë se në çfarë presioni gjendet Rama për këtë ndodhi.

Është e paqytetëruar të digjni flamujt e të tjerëve, ne kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, mos më detyroni të ju flasë se si është nën presion Rama për këtë, dua të shkojmë pa kufij, të shtyjmë njëri-tjetrin. Ky është projekti më i madh i paqes, që Ballkani ka bërë. Dhe unë besoj se “Ballkani i Hapur mund të jetë një makinë për rritjen dhe zhvillimin e të gjithë Evropës. Ne do ta mbyllim këtë vit si vendi me normën më të lartë kumulative në Evropë në dy vitet e fundit. Ballkani i hapur është lufta jonë për të pasur të drejtën për një të ardhme sipas dëshirës sonë”, tha Vuçiq në një intervistë për Tv Prva.

Kujtojmë se gjatë vizitës së Vuçiq në Tiranë, mbështetësit e Sali Berishës i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë, duke bërë thirrje kundër Serbisë dhe kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

/GazetaSinjali/