image Vuçiq tregon datën e takimit të radhës me Hotin, i tregon kërkesat e palës serbe

Politikë

Vuçiq tregon datën e takimit të radhës me Hotin, i tregon kërkesat e palës serbe

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 7 shtator, në raundin e ri të bisedimeve në Bruksel.

Kështu ka njoftuar presidenti serb, Vuçiq në një prononcim për mediat serbe, ku ka thënë se në këtë takim do të kërkojë që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pala serbe do të kërkojë që të respektohet marrëveshja e 2013-s, që është formimi i Asociacionit të komunave serbe. Nga dialogu nuk do të dalim”, ka thënë Vuçiq, përcjell b92.net.

Marrëveshja për Asociacionin në shumë pika është shpallur anti-kushtetuese.

Ndërkohë, Vuçiq e ka komentuar edhe procedimin e projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur “lajm të tmerrshëm” dhe e ka vlerësuar si “maltretim dhe ngacmim të popullatës serbe”. /Gazeta Sinjali