image Vuçiq thotë se Madeleine Albright do të ketë ndikim të madh në dialog

Kosovë

Vuçiq thotë se Madeleine Albright do të ketë ndikim të madh në dialog

news image

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Madeleine Albright është një person i rëndësishëm e cila do të ketë ndikim të madh në dialogun Kosovës-Serbi.

Vuçiq ka theksuar se do të luftojnë për interesat e tyre.

Ne do të flasim dhe do të luftojmë për interesat tona, nuk do të jetë e lehtë për ne. Kjo është gjithçka që mund të them, dhe nëse prisni një fjalor ofendimesh nga unë, do të isha i papërgjegjshëm dhe joserioz nëse do ta bëja atë”, deklaroi Vuçiq për mediat serbe, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai shtoi se puna e tyre është që të mbrojnë njerëzit e tyre në Kosovë./Gazeta Sinjali/