Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Madeleine Albright është një person i rëndësishëm e cila do të ketë ndikim të madh në dialogun Kosovës-Serbi.
Vuçiq ka theksuar se do të luftojnë për interesat e tyre.
“Ne do të flasim dhe do të luftojmë për interesat tona, nuk do të jetë e lehtë për ne. Kjo është gjithçka që mund të them, dhe nëse prisni një fjalor ofendimesh nga unë, do të isha i papërgjegjshëm dhe joserioz nëse do ta bëja atë”, deklaroi Vuçiq për mediat serbe, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai shtoi se puna e tyre është që të mbrojnë njerëzit e tyre në Kosovë./Gazeta Sinjali/