image Vuçiq: Të lirohen të gjithë të arrestuarit, Policia e Kosovës në Veri veç me pajtimin e kryetarëve të komunave

Rajon

Vuçiq: Të lirohen të gjithë të arrestuarit, Policia e Kosovës në Veri veç me pajtimin e kryetarëve të komunave

news image

Serbia po kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar në veri dhe gjithashtu zbutjen e tensioneve atje, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq tha se serbët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në dhunë kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian atje.

“Askush, në asnjë rrethanë nuk duhet të përfshihet në sulmet… mbi Eulex dhe KFOR,” tha ai për Reuters.

Vuçiq kërkoi lirimin e serbëve të Kosovës të arrestuar së fundmi sepse sipas tij “ata mbahen me akuza të sajuara” dhe tërheqjen e policisë së Kosovës, në përputhje me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE që përcakton “pëlqimin e kryetarëve serbë në zonë për këtë”.

“Policia e Kosovës nuk ka çfarë të bëjë në veri… , veçanërisht njerëz të armatosur … deri në dhëmbë,” tha ai. “Kjo shkakton shqetësim dhe frikë në popullatën serbe.”

Pasi policia dhe EULEX u sulmua nga grupe kriminale në veri,  BE, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave.

/GazetaSinjali/