image Vuçiq: Të gatshëm për kompromis me Kosovën, por jo për ultimatum

Politikë

Vuçiq: Të gatshëm për kompromis me Kosovën, por jo për ultimatum

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpresuar që BE-ja të kuptojë qëllimin e Serbisë.

“Jemi të gatshëm për bisedë dhe kompromis në dialogun me Kosovën, por jo për një ultimatum dhe mesazhe të njëanshme”, tha presidenti serb.

Vuçiq është pyetur rreth deklaratës së të dërguarit të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, se ai pret një vendim të gjerë mbi Kosovën, Vuçiq tha se ai pret një bisedë të saktë me Lajçak dhe presion nga disa vende të mëdha, raportojnë mediat serbe.

Ai shpreson që BE-ja do të kuptojë që dikush nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen dhe më pas të miratojë një rezolutë që mohon ekzistencën e komunave serbe ose duke thënë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kjo është e pamundur”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai theksoi se thelbi është që shqiptarët presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë dhe që ata të thonë “ne do ta nënshkruajmë atë”.

“Unë pres presion në të ardhmen, nuk mendoj se do ta bëjë Lajçak, do ta bëjnë disa vende të mëdha, të cilat do të thonë ‘nëse e pranon atë, ne do të të godasim në kokë, do të jesh një demokrat i madh dhe nëse jo, atëherë do të jesh autokrati më i madh’”, citohet presidenti serb. /Gazeta Sinjali/