image “Vuçiq të dënojë 24 shtatorin”, Macron: Presim nga Kosova mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe njohjen e Asociacionit

Politikë

“Vuçiq të dënojë 24 shtatorin”, Macron: Presim nga Kosova mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe njohjen e Asociacionit

news image

Presidenti i Francës, Emannuel Macron në konferencën e përbashkët për mediat në Tiranë me kryeministrin Rama, ka folur për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Macron ka kërkuar nga Vuçiq ta dënoj sulmin terrorist të 24 shtatorit si dhe ka kërkuar nga Kosova të bëhet riorganizim i zgjedhjeve në veri, të përfshihet pjesëmarrja e serbëve në këto zgjedhje si dhe njohja e Asociacionit nga autoritetet në plotëni.

“Ne e ndjekim më shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që mendoj se është i mirë dhe presim te respektohet nga të dyja palët. Besoj se është përgjegjësi e Vuçiq që të dënojë aktin e 24 shtatorit. Ajo që presim nga Kosova është riorganizim i zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit nga autoritetet, plotësisht dhe totalisht. Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” u shpreh Macron.

/GazetaSinjali/