image Vuçiq takohet me përfaqësues të lartë të vendeve të QUINT-it, siguron mbështetje për dialogun

Rajon

Vuçiq takohet me përfaqësues të lartë të vendeve të QUINT-it, siguron mbështetje për dialogun

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së djeshme është takuar me përfaqësues të lartë diplomatikë të vendeve të QUINT-it dhe me kreun e delegacionit të BE-së në Serbi.

Përfaqësuesit e lartë diplomatikë i ofruan mbështetje në procesin e dialogut si dhe u shprehën optimistë për rezultate të mira në fundit të dialogut.

Zyra e presidentit bëri të ditur se Vuçiq iu shprehu mirënjohje drejtuesve të Francës dhe Gjermanisë, të cilët,” duke marrë pjesë në videokonferencën më 10 korrik, i dhanë mbështetje të fortë dialogut, si dhe administratës amerikane, të cilat ndikuan në krijimin e një klime të favorshme, raporton Blici serb.

Vuçiq theksoi se bisedimet nuk ishin të lehta, sepse siç tha aij në këtë moment ekzistojnë ndryshime në qasje midis Beogradit dhe Prishtinës.

Në takimin e mbajtur gjatë javës së kaluar në Bruksel ku Vuçiq u takua me kryeministrin Hoti me ndërmjetësimin e BE-së, u ngritën çështje të rëndësishme për personat e zhdukur dhe të zhvendosurit brenda vendit, si dhe çështjen e bashkëpunimit ekonomik./ Gazeta Sinjali/