image Vuçiq: S'ka flamur të bardhë, njohja e Kosovës s’është në agjendë

Rajon

Vuçiq: S’ka flamur të bardhë, njohja e Kosovës s’është në agjendë

news image

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë me Kosovën, por se njohja reciproke nuk është në agjendë.

“Jemi të gatshëm për bisedime por… s’ka flamur të bardhë”, i ka thënë ai në një intervistë Reutersit.

Sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është dialog, gjatë të cilit mund të shihet çfarë është e mundur, për çfarë mund të ketë kompromis.

“Besojmë se është në interesin e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare… që të flitet për qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë më 2018.

Presidenti serb gjatë kësaj interviste po ashtu ka thënë se shteti i tij do të ketë një qasje të balancuar kur janë në pyetje raportet me BE-në, Rusinë dhe Kinën./ Gazeta Sinjali/