image Vuçiq shkon në seancën për planin franko-gjerman, djathtistët kërkojnë zgjedhje të reja

Politikë

Vuçiq shkon në seancën për planin franko-gjerman, djathtistët kërkojnë zgjedhje të reja

news image

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka arritur në Kuvend në seancën që është thirrë për dialogun me Kosovën dhe propozimin franko-gjerman në mesin e thirrjeve për zgjedhje të reja.

Deputetët e së djathtës së Dverës, Zavetnikut, Novi DSS dhe POKS kërkuan zgjedhje të reja presidenciale sepse, sipas tyre, Vuçiq me pranimin e planit franko-gjerman për Kosovën ndryshoi politikën e tij nga “mbrojtja tek dorëzimi i Kosovës”.

Vojislav Mihailović (POKS) tha se po kërkonte në emër të gjysmë milioni votuesve që votuan për këto parti në vitin 2022, dhe Boshko Obradoviq (Dveri) saktësoi se bëhet fjalë për 28 deputetë, ndërsa Milica Gjurgjeviq Stamenkovski (Zavetnici) se këto katër parti dhe tre grupe parlamentare do të veprojnë të bashkuar në të ardhmen.

Gjurgjeviq Stamenkovski hodhi poshtë akuzat e mediave të regjimit se ky grup i djathtë po përgatit trazira dhe dhunë në Kuvendin e Serbisë, duke thënë se për këtë do t’i drejtohet gjyqësorit serb dhe se ata etiketohen si ekstremistë vetëm sepse mbrojnë kushtetutën, pasi që sipas Kushtetutës së tyre “Kosova është në përbërje të Serbisë”.

Deputetët e djathtë thanë se kishin kërkuar që ta shohin planin franko-gjerman, por që nuk u ishte dorëzuar deri më tani.

Siç raporton Danas, deputetët janë duke shkuar në ndërtesën e Parlamentit dhe para saj është qetë dhe ende nuk ka grumbullime të qytetarëve.

/GazetaSinjali/