image Vuçiq shfaqet pak i nervozuar: Do të bëj gjithçka që zëri i serbëve nga Kosova të dëgjohet

Rajon

Vuçiq shfaqet pak i nervozuar: Do të bëj gjithçka që zëri i serbëve nga Kosova të dëgjohet

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se serbët nga Kosova ballafaqohen me probleme të përditshme të cilat, siç tha, “i imponohen nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre”

Sipas tij, serbët nga Kosova nuk duan ta vuajnë më siç e quajti ai “atë terror”.

Vuçiq në një postim në llogarinë e  “Ardhmja e Serbisë” shtoi se do të bëjë gjithçka që zëri i serbëve nga Kosova të dëgjohet.

“Dhe unë do të vazhdoj gjithmonë dhe në çdo vend të luftoj për popullin tonë dhe vendin tonë. Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq pak i nervozuar.

/GazetaSinjali/