image Vuçiq: SHBA dhe BE na kërkojnë ta njohim Kosovën, izolohemi e dënohemi nëse s'i vazhdojmë negociatat

Rajon

Vuçiq: SHBA dhe BE na kërkojnë ta njohim Kosovën, izolohemi e dënohemi nëse s’i vazhdojmë negociatat

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë pikëpamje të njëjta për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sikur përfaqësuesit e Prishtinës.

“Ne nuk i kundërshtojmë shqiptarët, nuk ka rëndësi nëse flisni me shqiptarët ose Shtetet e Bashkuara dhe BE-së. Ata mendojnë njësoj dhe na dëshirojnë të njëjtën. Ata dëshirojnë pavarësinë e Kosovës brenda kornizës dhe kufijve të sotëm, siç e shpallën shqiptarët, Kosovën e pavarur”, tha Vuçiq për RTS, përcjell Gazeta Sinjali.

Ai tha se “të gjithë përveç Rusisë dhe Kinës” kërkojnë që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe shtoi se Serbia do të “izolohej dhe dënohej si vend” nëse udhëheqja e saj nuk shkonte në negociata me përfaqësuesit e Kosovës.

Vuçiq deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk braktisën negociatat për Kosovën dhe se ai priste “një nxitim edhe më të fortë të amerikanëve për këtë çështje”. /Gazeta Sinjali