image Vuçiq: S'është fundi i botës, jam i sigurt që do të vjen marrëveshja

Politikë

Vuçiq: S’është fundi i botës, jam i sigurt që do të vjen marrëveshja

news image

Pas takimit trepalësh mes përfaqësuesve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ky i fundit ka deklaruar se është i sigurt se do të arrihet marrëveshja me Kosovën.

Vuçiqi, mes tjerash ka thënë se mosmarrveshja e sotshme nuk është fundi i botës dhe se duhet të vazhdojë dialogu.

“Nuk besoj që kjo është fundi i botës, jam i sigurt qe do të vije marrëveshja, është diçka që duhet me ndodhë, jam i sigurt që duhet të vazhdojmë të dialogojmë”, u shpreh Vuçiqi para gazetarëve, pas përfundimit të takimit trepalësh në Bruksel.

/GazetaSinjali/