image Vuçiq: Serbia vazhdon luftën për Kosovën në të gjitha frontet diplomatike

Politikë

Vuçiq: Serbia vazhdon luftën për Kosovën në të gjitha frontet diplomatike

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot, duke iu referuar ngjarjeve të javës së kaluar, se Serbia ka vazhduar luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën.

Ai ka shkruar se kjo luftë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse.

“Dhe këtë javë Serbia vazhdoi luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën tonë, fundin e dhunës ndaj serbëve dhe kthimin në dialog, për jetën paqësore dhe të sigurt të popullit tonë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. asnjëherë nuk ka qenë e lehtë dhe sot më duket po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe më komplekse”, ka shkruar ai.

Ai mes tjerash thekson se javën e kaluar ka biseduar me kryeministrat e Holandës, Luksemburgut, Hungarisë, Austrisë dhe Shqipërisë, presidentët e Turqisë dhe Francës, si dhe me zëvendëspresidentin e qeverisë italiane.

“Të gjithëve iu paraqit rreziku i përshkallëzimeve dhe tensioneve të mëtejshme të panevojshme. Unë kërkova nga të gjithë bashkëbiseduesit, para së gjithash, të shikojnë kushtet e patolerueshme në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë. Lufta vazhdon dhe intensifikohet, sepse dorëzimi nuk është opsion”, shtoi Vuçiq.

/GazetaSinjali/