Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i pranishëm në manovrat ushtarake të cilat janë zhvilluar sot nga ushtria serbe, përcjell Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se në këto ushtrime ushtarake është e lehtë të dallohet se ushtria serbe është e armatosur “deri në dhëmbë” . Tutje ai ka shtuar se do të punojnë edhe më shumë në fuqizimin e saj.
Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do e njeh Pavarësinë e Kosovës pavarësisht se kryeministri, Albin Kurti, insiston në këtë.
“Ndoshta moti po ndryshon mirëpo qëndrimi jonë nuk ndryshon. Fuqia e ushtrisë tonë po ndryshon, ekonomia jonë po rrritet mirëpo qëndrimi ndaj Kosovës nuk ndryshon” ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/