Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, së bashku me, Petar Petkoviq, Aleksander Vulin dhe Marko Gjuriq, të enjten kanë dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë, shkruan Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Sinjali brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Megjithatë burimet nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.