image Vuçiq - Ramës në Shkup: Miku im i dashur, i nderuar

Politikë

Vuçiq – Ramës në Shkup: Miku im i dashur, i nderuar

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë duke qëndruar në Shkup, ku janë pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për të mbledhur në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, raporton Gazeta Sinjali.

Para të pranishmëve në këtë forum i pari foli nikoqiri, Zaev, i cili nga Shkupi i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës dhe liderëve të tjerë ballkanikë që t’i bashkohen kësaj iniciative.

Pas Zaevit, fjalën e mori presidenti serb i cili çuditi me mënyrën se si ju drejtua dy liderëve të tjerë.

Derisa Zaevit i tha vetëm zyrtarisht, “i nderuar kryetar i Qeverisë”, Ramën, Vuçiqi e ka quajtur “mik të dashur e të nderuar”.

“I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, miku im i dashur i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë”, tha Vuçiq në hyrje të fjalimit të tij.

“Nuk jemi torollakë e as naivë të mendojmë që dikush do të punojë në favor të shteteve tona, nëse ne nuk e bëjmë këtë”, tha Vuçiq.

Gjatë ditës së sotme pritet që iniciativës së nisur nga Shqipëria dhe Serbia, e të mbështetur nga Maqedonia e Veriut, t’i ndryshohet emri, që deri tani ishte quajtur “mini-Shengen”./Gazeta Sinjali/