image Vuçiq pritet të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, temë kryesore do të jetë Kosova

Rajon

Vuçiq pritet të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, temë kryesore do të jetë Kosova

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të shtunën.

Siç raporton media serbe B92, temë kryesore do të jetë Kosova.

Kjo pasi, të premten emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak bashkë me emisarët specialë të Berlinit dhe Parisit, Jens Plettner dhe Emmanuel Bonn, do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Pas tyre takimeve, Vuçiq do të ketë takim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku pritet të diskutohet edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për mospranimin e targave serbe – pasi marrëveshje për targat ende nuk ka.

/GazetaSinjali/