image Vuçiq pranon se ideja për korrigjim të kufijve ka vdekur, akuzon Kosovën edhe për shantazh

Kosovë

Deklaratë/ Vuçiq pranon se ideja për korrigjim të kufijve ka vdekur, akuzon Kosovën edhe për shantazh

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, e ka pranuar gjatë një interviste për rts se ideja për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve me Kosovën ka vdekur.

Përveç tjerash kreu i shtetit serb ka folur edhe për takimin me Hashim Thaçin në Paris që u ndërmjetësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, më 13 nëntor të këtij viti.

Teksa është shprehur pesimist rreth mundësisë për arritjen e një marrëveshje finale me Kosovën, Vuciq gjithashtu ka bërë të ditur se kërkon diçka në këmbim për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne në mënyrë konstante po provojmë të gjejmë një kompromis, por Prishtina nuk shqetësohet, sepse ata kujdesen vetëm për interesat e tyre. Ata dëshirojnë që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, derisa Serbia nuk merr asgjë në këmbim’, ka thënë Vuciq.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb ka folur edhe për taksën 100 % të cilën ka një vit që qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet me origjinë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

“Kjo nuk është një sjellje e civilizuar. Nëse ata mendojnë se shantazhet e tyre të vazhdueshme mund të japin rezultate, e kanë gabim”, ka thënë Aleksandar Vuciq.

Tutje presidenti serb ka përmendur edhe obligimet e marra nga dy shtetet nga Marrëveshja e Brukselit duke thënë se ajo garanton krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./Gazeta Sinjali/