image Joseph: Korrigjimi i kufijve, skenar i rrezikshëm
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Joseph: Korrigjimi i kufijve, skenar i rrezikshëm

news image

Ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një skenar i rrezikshëm që nuk do ta zgjidhte mosmarrëveshjen mes të dy shteteve, ka thënë profesor i Universitetit “John Hopkins”, Edward Joseph. Sipas tij, zgjedhjet në Kosovë do të jenë pjesërisht edhe referendum për disa çështje siç është “shkëmbimi i territoreve”.

Serbia është në një situatë tjetër, sepse pozicioni i presidentit Aleksandar Vuçiq është shumë i fuqishëm. Ai kontrollon Qeverinë, ka një ndikim të madh në media, gëzon mbështetjen e Rusisë. Pra, ai ka një pozicion shumë të fortë që i lejon atij të arrijë një marrëveshje për Kosovën. Përkundrazi, do ta komplikonte situatën, do t’i jepte fund pranisë së serbëve në jug të Kosovës, duke rrezikuar statusin e Deçanit, Graçanicës dhe pasurive të tjera të rëndësishme serbe. Kjo menjëherë do të hapte çështje më të gjera rajonale, siç është statusi i Sanxhakut dhe Republikës Serbe”, ka thënë Joseph për Radion Evropa e Lirë.

Analisti amerikan, vlerëson se për çështjen e ndryshimit të kufijve, ka qëndrime të ndryshme në Uashington.

“Për shembull, për dallim nga Bolton (John Bolton- këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë) ekziston një pozicion tjetër i Departamentit të Shtetit, i cili thekson se çdo zgjidhje për Kosovën duhet të marrë parasysh stabilitetin rajonal, dhe shkëmbimi i territoreve sigurisht nuk kontribuon në stabilitetin e Ballkanit”, tha Joseph, duke shtuar se tashmë Bolton ka sinjalizuar se e mbështet ndryshimin e kufijve si zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

I pyetur për ndikimin që mund të ketë dorëheqja e Ramush Haradinajt në dialogun Kosovë-Serbi, Joseph tha se e ardhmja politike e Haradinajt është në duart e Gjykatës në Hagë. Sipas tij, Haradinaj së pari përballet me çështje ligjore, përpara se të përqendrohet në çështje politike.

Lidhur me qëndrimet e ndryshme për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe, Joseph thotë se kanë ekzistuar mospajtime ndërmjet Prishtinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat gjithashtu kanë kërkuar heqjen e saj.

“Në këtë kuptim edhe një qeveri kalimtare do të mund të pezullonte tarifën me kushte të caktuara, përfshirë edhe gatishmërinë e Beogradit për të kontribuar në zhvillimin pozitiv dhe suksesin e dialogut”, ka thënë Joseph./Sinjali/