Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se Serbia është duke biseduar me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në përpjekje për të gjetur një kompromis në Kosovë.
Pas takimit me patriarkun serb Porfiri, Vuçiq theksoi se diskutimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare aktualisht janë duke vazhduar dhe janë të vështira, dinamike dhe serioze.
Sipas Vuçiqit, dikush në mënyrë histerike insiston në heqjen e barrikadave, “sepse shqiptarët në Prishtinë dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare janë të kënaqur me dëbimin e serbëve”.