image Vuçiq për marrëveshjen ekonomike: Është një hap i madh, por ende nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet

Politikë

Vuçiq për marrëveshjen ekonomike: Është një hap i madh, por ende nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka vlerësuar si hap të madh arritjen e marrëveshjes së sotme ekonomike me Kosovën, në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur për New York Times, Vuçiq ka thënë se ky është një hap i madh për të dyja vendet, por që, sipas tij, Kosova dhe Serbia ende nuk i kanë zgjidhur të gjitha problemet dhe edhe më tutje kanë dallime.

“Ne nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet tona. Ka akoma dallime”, tha udhëheqësi serb, por ai shtoi se të kesh një zonë të unifikuar ekonomike me Kosovën ishte një“ hap i madh përpara”, citohet të ketë thënë Vuciq./Gazeta Sinjali/