Pas përfundimit të vizitës së tyre në Kosovë, Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak sot janë takuar me udhëheqësit e Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vuçiq ka theksuar se beson në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje kompromisi.
“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/