image Vuçiq pas takimit me Maas ku u kërkua që dialogu të rinisë menjëherë: Serbia s’e njeh Kosovën

Politikë

Vuçiq pas takimit me Maas ku u kërkua që dialogu të rinisë menjëherë: Serbia s’e njeh Kosovën

news image

Kryediplomati gjerman, Heiko Maas ka bërë thirrje për vazhdim të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai tha se ka ardhur momenti që dilogu mes dy vendeve të fillojë.

“Të dy shtetet kanë mbajtur zgjedhje të përgjithshme dhe kanë formuar qeveri me shumicë stabile”, ka thënë ai në konferencën për media në Beograd.

Por Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme të “sigurojë paqe dhe stabilitet afatgjatë” për t’u arritur ajo që ai e quajti “zgjidhje kompromisi”.

Pavarësisht “paqes dhe stabilitetit” që ai e përmendi, Vuçiq përsëriti se Serbia s’e njeh Kosovën shtet.

“Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, por jemi të gatshëm të diskutojmë për të ardhmen e të gjithë rajonit në një mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, duke arritur një kompromis, duke mbrojtur shtetin dhe interesat tonë kombëtare, por në mirëbesim, në mënyrën më të mirë për t’u përpjekur dhe siguruar paqe e stabilitet afatgjatë”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/