image Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Integrimi evropian i Serbisë është i lidhur me Kosovën

Politikë

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Integrimi evropian i Serbisë është i lidhur me Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se integrimi evropian i Serbisë është i lidhur me Kosovën.

Këto deklarata Vuçiq i bëri pas takimit me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Presidenti serb ka shtuar se bisedimet me Kosovën do të vazhdojnë në nivelin teknik dhe se ai pret që Lajçak të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën së shpejti.

Përveç Vuçiqit, Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili po ashtu po merr pjesë në këtë forum.

Takimët e sotme do të shërbëjne si përgatitje për takimin e përbashkët që do të mbahet pas disa ditëve në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Brukseli.

Takimit në nivel të lartë do t’i paraprijë një takim në nivel kryenegociatoresh të Kosovës dhe Serbisë.

Kosova në këtë nivel prezantohet nga zv-kryeministri i parë, Besnik Bislimi.

Deri më tani janë zhvilluar dy takime në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit./Gazeta Sinjali/