image Vuçiq pas bisedës me Matthew Palmer: Jemi për një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm me Kosovën

Rajon

Vuçiq pas bisedës me Matthew Palmer: Jemi për një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm me Kosovën

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar përmes një video lidhje me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, raporton N1, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave serbe, temë diskutimi përveç çështjeve rajonale, situatës së përgjithshme me COVID-19 ishte edhe vazhdimi i dialogut me Kosovës.

“Ne kemi biseduar për shumë çështje të rëndësishme, si dhe të gjitha dallimet që ekzistojnë midis nesh”, tha Vuçiq, duke theksuar se një nga përparësitë e politikës së jashtme të Serbisë është gjetja e zgjidhjeve në të ardhmen që do të nënkuptojnë marrëdhënie bilaterale më të mira dhe më intensive midis SHBA-së dhe Serbisë.

Palmer ka theksuar se një nga interesat prioritare të SHBA-së është pikërisht stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor si dhe vlerësoi rolin konstruktiv të Serbisë në nismat si “Mini-Shengeni” dhe projekte të shumta të infrastrukturës.

Po ashtu, Vuçiq gjatë këtij takimi theksoi posaçërisht se Serbia do të vazhdojë përpjekjet për arritjen e një kompromisi të vërtetë dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Presidenti Vuçiq theksoi posaçërisht se Serbia do të vazhdojë të përpiqet për arritjen e një kompromisi të vërtetë dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke mbrojtur interesat e serbëve atje, si dhe duke ruajtur shtetin dhe interesat kombëtare të Serbisë”, shkruan ndër të tjera në deklaratën e Presidencës serbe.

Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe shtoi se ai pret që dialogu të vazhdojë së shpejti, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe duke rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për dialog dhe bisedime për çështje të diskutueshme.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu rëndësinë e lirive të mediave në rajon, situatën ekonomike, si dhe pasojat që ka lënë pandemia në ekonomitë e të gjitha vendeve, me theks në masat e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik midis Serbisë dhe Shtetet e Bashkuara./Gazeta Sinjali/