Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për siç tha ai, shkelje të çdo pike të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Në një konferencë për media, Vuçiq i ka cilësuar trazirat e marsit të 2004-ës si “përsekutuese” ndaj popullit serb.
Ai ka paralajmëruar edhe masa karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa.
“Nesër do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, e sidomos në aspektin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, ka thënë ai.
Vuçiq ka paralajmëruar po ashtu se do të ftojë KFOR-in e NATO-n që të intervenojnë lidhur me rastin.
Ai tha se ka diskutuar për situatën me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrel. Vuçiq paralajmëroi që nesër do të thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, pikërisht për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës./GazetaSinjali/