image Vuçiq paralajmëron kërkesë te KFOR-i për dislokim të ushtrisë serbe në Kosovë

Politikë

Vuçiq paralajmëron kërkesë te KFOR-i për dislokim të ushtrisë serbe në Kosovë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Vuçiq pretendon se sipas Rezolutës 1244, Serbia ka të drejtë të kthejë forcat e saj në Kosovë.

Në një konferencë për media, presidenti serb ka thënë se më 10 dhjetor është arritur pajtueshmëri për tekstin e kërkesës dhe se vendimi i Qeverisë do të merret “të hënën ose të martën”.

Misioni i KFOR-it nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë në pyetjen se si i komenton paralajmërimet nga Serbia, raporton REL.

“Sigurisht që nuk kam iluzione dhe e di që do ta refuzojnë këtë kërkesë”. Kështu që po jua them paraprakisht. Por është mirë që një ditë nuk do të mund të thonë se nuk kemi kërkuar kurrë dhe se asnjë Qeveri nuk guxoi të kërkonte”.

/GazetaSinjali/