image Vuçiq para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Serbia nuk do të dorëzohet

Rajon

Vuçiq para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Serbia nuk do të dorëzohet

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para takimit në Washington me delegacionin e Kosovës, tha se bisedimet nuk do të jenë të lehta por Serbia nuk e sheh si opsion dorëzimin.

Ai u deklarua në një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

“Nuk do të jetë një takim i lehtë për ne, por jemi të gatshëm dhe do të bëjmë më të mirën për të arritur një kompromis rreth çështjeve të rëndësishme ekonomike. Ne duam paqe, duam stabilitet, duam përparimin e Beogradit, Prishtinës, të gjithë rajonit tonë. Ne do të duhet të kujdesemi për njerëzit tanë në Kosovë”, tha ai. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CErS7fYJoIc/