image Vuçiq: Pantiq është ende në bazën e Policisë së Kosovës në Leposaviq

Politikë

Vuçiq: Pantiq është ende në bazën e Policisë së Kosovës në Leposaviq

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në fjalimin e tij për publikun se ka vënë në dukje pamaturinë e Prishtinës para partnerëve ndërkombëtarë, lidhur me arrestimin e policit Dejan Pantiq.

Ai po ashtu ka thënë se ka diskutuar me partnerët ndërkombëtarë dhe se vendimi për arrestimin e Pantiqit e ka rrezikuar paqen.

“Pantiq është ende në bazën e Policisë së Kosovës në Leposaviq dhe për këtë janë përgjigjur serbët”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se në shenjë proteste kundër arrestimit të ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, serbët vendosën barrikada në disa lokacione në pjesën veriore të Kosovës.

“Sot në shenjë proteste kundër arrestimit të ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, serbët vendosën barrikada në disa lokacione në pjesën veriore të Kosovës”, raportohet të ketë thënë Vuçiq, shkruan RTS.

/GazetaSinjali/