image Vuçiq pak para takimit u lajmërua në Instagram: Faleminderit atyre që më besojnë

Politikë

Vuçiq pak para takimit u lajmërua në Instagram: Faleminderit atyre që më besojnë

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar të gjithë ata që kanë besim te lidershipi shtetëror i tyre që tashmë është në Bruksel.

Sot rreth orës 17:00 në Bruksel ka filluar takimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borella dhe të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Pak para fillimit të këtij takimi, Vuçiq ka reaguar me një foto në Instagram, ku ka falënderuar të gjithë ata që besojnë në lidershipin e Serbisë.

“Faleminderit të gjithëve që kanë besim në udhëheqjen e tyre shtetërore dhe që besojnë se do të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, thuhet në profilin e tij në Instagram.

/GazetaSinjali/