image Zgjedhjet afatmesme, Grenell: Republikanët do t’i ndalojnë politikat e këqija të Biden

Botë

Zgjedhjet afatmesme, Grenell: Republikanët do t’i ndalojnë politikat e këqija të Biden

news image

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell, ka thënë se pas zgjedhjeve afatmesme që u zhvilluan atje të martën e javës së kaluar do të ndalojnë disa nga politikat e presidentit amerikan, Joe Biden, që ai i konsideron si të këqija.

“Pikë së pari në disa prej shteteve ende jemi duke i numëruar votat ende nuk ka mbaruar plotësisht, lajmi i mirë është se republikanët kanë fituar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kjo do të thotë se do të jemi në gjendje t’i ndalojmë politikat e këqija të Biden”.

“E kuptoni si funksionin politika amerikane, duhet të keni Shtëpinë e Bardhë, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, republikanët kanë kapur një prej tyre. Lajmi i mirë është se do të kemi mundësi t’i ndalojmë të gjitha këto politika të këqija të Biden”, ka thënë Grennell në televizionin Syri.

/GazetaSinjali/