image Vuçiq: Nuk mund të ketë reciprocitet, Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet

Kosovë

Reagim/ Vuçiq: Nuk mund të ketë reciprocitet, Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka komentuar premtimet e Albin Kurtit që lidhen me dialogun dhe Serbinë në përgjithësi.

Vuçiq ka thënë se “gjërat nuk janë aq të thjeshta sikur je në opozitë dhe fletë pa përgjegjësi”, raportojnë mediat serbe.

Sa i përket zëvendësimit të tarifës me reciprocitet, kryeministri serb ka thënë se nuk mund të ketë reciprocitet, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Megjithatë, paralajmërimin për heqjen e tarifës nga qeveria e Kurtit Vuçiq e quan lajm të mirë, pasi sipas tij një vendim i tillë i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë.

“Është mirë që po e konsideron heqjen e tarifës, do të ishte mirë të bisedonim në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij ky vendim ishte i pritshëm, pasi Albin Kurti është duke bërë një përparim në pozitën e tij politike në arenën ndërkombëtare.

Kurse, sa i përket mundësisë së uljes në tavolinën e negociatave me Kurtin, Vuçiq ka thënë se nuk përcakton Beogradi se me kë ulet në tavolinë, pasi që populli në Kosovë zgjedh përfaqësuesit e tyre.

Teksa ka folur për paralajmërimin e Kurtit për ligjin për gjenocidin, Vuçiq thotë se është një mashtrim i cili nuk mund të frikësojë Serbinë./Gazeta Sinjali/