image Vuçiq: Nuk i besoj Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave

Rajon

Vuçiq: Nuk i besoj Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas zbatimit të marrëveshjes për targat të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç raportojnë mediet serbe, Vuçiq është deklaruar për Asociacionin e Komunave me kompetenca ekzekutive, për të cilën ka thënë se nuk i beson Kosovës në zbatimin e saj.

“Nuk besoj se do e pranojnë Asociacionin. Nuk u besoj në asgjë sepse e di me kë kemi punë. Kurti ka thënë se Kosova e ka një problem të madh, që tashmë ka emër e mbiemër (Aleksandar Vuçiq)”, ka thënë ai.

“Nuk ka asnjë marrëveshje të lehtë për ne. S’ka asgjë të lehtë në Kosovë. Më 2008, ata shpallën pavarësinë dhe ajo njihet nga 90 për qind e shteteve të fuqishme. Që nga ajo kohë, mezi po e mbajmë hundën mbi ujë”, është shprehur ai.

/GazetaSinjali/