Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës në stadiumin në Kralevë ka thënë se nuk e imagjinon Kosovën pa shqiptarë e as Malin e Zi pa malazezë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Unë as nuk dua e as nuk mund ta imagjinon Kosovën pa shqiptarë apo Malin e Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Gjithçka që ka bërë ai ishte që ta bënte Malin e Zi pa serbë. Unë dua një Mal të Zi ku të gjithë do të jetojnë, dhe jo të duan që serbët të ndalen, të shpikin një kishë ortodokse në Mal të Zi, thjeshtë që të mos ketë kishë serbe. Mendon se duhet të kem frikë, e të mos flasë me të vërtetë dhe fakte”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq raporton B92.