image Vuçiq: Nuk bisedojmë për statusin e Kosovës derisa të hiqet taksa

Politikë

Konferenca/ Vuçiq: Nuk bisedojmë për statusin e Kosovës derisa të hiqet taksa

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi nuk do të bisedojë mbi statusin derisa të hiqet taksa ndaj produkteve të Serbisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Vuçiqi në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë tha se po e presin heqjen e taksës, raportojnë mediat serbe.

“Ne mund të bisedojmë për gjëra që kanë të bëjnë me përparimin ekonomik, për këto nuk e kemi problem, por nuk do të bisedojmë për statusin derisa të hiqet taksa. Kështu është puna dhe po presim heqjen e taksës”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se nuk e di a do ta takojë sot pasdite Albin Kurtin, por, deklaron se sot në mëngjes e ka parë Hashim Thaçin, gjatë nënshkrimit të dokumentit mbi hekurudhën./Gazeta Sinjali/