image Vuçiq nga Berlini falënderon Gjermaninë për organizimin e dialogut

Rajon

Vuçiq nga Berlini falënderon Gjermaninë për organizimin e dialogut

news image

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sonte në Berlin një takim jo formal me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Pas takimit jo formal me Kurtin dhe Lajçakun, presidenti serb, Vuçiqi, ka falënderuar nikoqirët gjermanë për organizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit nikoqirëve gjermanë për organizimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq, në një postim në Twitter.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka pritur në takime të ndara Kurtin, Vuçiqin dhe Lajçakun.

/GazetaSinjali/