Pas kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se nesër pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje mes dy shteteve, por sipas tij, kjo nuk do të jetë për njohje reciproke.
Kjo pasi që, ai thotë se një gjë e tillë është kundërshtuar qartë dhe zëshëm nga ai në takimin e sotëm.
“E kam thënë këtë qartë dhe zëshëm”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se Serbia nuk ka humbur asgjë, por ka gjëra që i dëshiron e, të cilat dyshon se mund t’i arrijë.
“Nëse arrijmë të shtyjmë para edhe ca gjëra të vogla, do të isha i kënaqur. A do t’ia dalim, këtë nuk mund ta them”, ka thënë ai për mediat serbe, pas përfundimit të takimit me delegacionin nga Kosova, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Gazeta Sinjali/