image Vuçiq: Mini-Shengeni e shqetëson BE-në, por ne i marrim vetë vendimet tona

Politikë

Vuçiq: Mini-Shengeni e shqetëson BE-në, por ne i marrim vetë vendimet tona

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai dëshiron që vendet e Ballkanit, të kenë marrëdhënie më të mira të mundshme mes vete.

“Unë u përpoqa dhe bëra më të mirën time me Anën (Bërnabiqin), (Ivica) Daçiqin dhe Nikollën (Selakoviqin), për t’u përpjekur të kemi marrëdhënie sa më të mira në rajon. Ideja e ‘Mini-Shengenit’, ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë”, tha Vuçiq për Tv Happy, përcjell Gazeta Sinjali.

Vuçiq thotë se kjo ide e shqetëson Bashkimin Evropian, pasi që thotë se ky union nuk mund të menaxhojë më rajonin.

“Shoh se kjo ide i shqetëson shumë në Evropë, sepse ata nuk mund të menaxhojnë më, ne i marrim vendimet tona”, thotë Vuçiq.

Kreu i shtetit serb beson se ideja e bashkëpunimit rajonal është shumë e rëndësishme për popujt e Ballkanit.

“Ne, popujt ballkanikë, kemi qenë shënjestra për të minuar fuqitë e mëdha. Ballkani u përket popujve ballkanikë”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/