image Vuçiq: Miku im, Vulini nuk ka qenë agjent rus

Politikë

Vuçiq: Miku im, Vulini nuk ka qenë agjent rus

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Aleksandar Vulini “nuk ishte agjent rus” dhe shtoi se “e falënderon për kontributin e tij në ruajtjen e sigurisë së Serbisë dhe bërjen e vendit të pavarur”.

“Nuk e kam të lehtë të komentoj, Vulini është miku im dhe dikush me të cilin kam kaluar shumë kohë. E kuptoj reagimin e tij, por nuk i shkoi koka, apo diçka e tillë. E rëndësishme është se padyshim ka pasur presione që në fillim kur është emëruar në atë pozitë”, ka thënë Vuçiq, raporton N1info.

Ai shtoi se nuk mund të komentojë më shumë.

“Jo vetëm se jam president i republikës, por sepse jam i detyruar të mbaj sekrete dhe nuk mund të flas për gjëra të tilla”, shtoi Vuçiqi.

/GazetaSinjali/