image Vuçiq: Më parë e vendos kokën mbi cung sesa ta nënshkruaj njohjen e Kosovës

Rajon

Vuçiq: Më parë e vendos kokën mbi cung sesa ta nënshkruaj njohjen e Kosovës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur prapë për letrën që pranoi sot nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në të cilën i kërkohet që dialogu Kosovë – Serbi të përmbyllet me njohje reciproke mes dy shteteve, raporton Gazeta Sinjali.

Vuçiq para gazetarëve tha se Serbia është gjithmonë e gatshme për një dialog me Kosovën, por jo edhe për njohje.

“Serbia është gjithmonë e gatshme të vazhdojë dialogun me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian, por gjithashtu duke respektuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, si dhe pozicionet e Rusisë dhe Kinës”, tha Vuçiq, raporton Tanjug.

Kështu citohet të jetë përgjigjur Vuçiq, duke shtuar se ai më parë do të vendoste “kokën mbi cung” sesa të nënshkruante njohjen e Kosovës./Gazeta Sinjali/