image Vuçiq: Mbi 60 për qind i thanë “po” referendumit

Rajon

Vuçiq: Mbi 60 për qind i thanë “po” referendumit

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se referendumi për ndryshime kushtetuese ka kaluar.

Sipas tij, 60.48 për qind e qytetarëve kanë votuar “pro” ndryshimeve, ndërsa 39.52 për qind e qytetarëve pjesëmarrës në votime i kanë thënë “jo” ndryshimeve kushtetuese, shkruan N1.

Kujtojmë se qendrat e votimit për referendum janë mbyllur në ora 20:00, ku të drejtë vote kishin 6 milionë e 510 mijë e 323 qytetarë, ndërsa nuk ka pasur një prag të pjesëmarrjes si kusht që referendumi të ketë sukses./GazetaSinjali/