image Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën për dokumentet është e mirë për ne

Rajon

Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën për dokumentet është e mirë për ne

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se marrëveshja me Kosovën për dokumentet identifikuese është e mirë për vendin të cilin ai e udhëheq.

“Është një marrëveshje verbale dhe mendoj se kemi arritur të korrigjojmë diçka”, tha Vuçiq, raporton Tanjug.

“Ne kemi luftuar për shtetësinë serbe në Kosovë, që dokumentet e Serbisë të jenë të vlefshme në Kosovë kemi gjetur interpretimin më të mirë, që është se serbët në Kosovë kanë të drejtën e dokumenteve të Serbisë”, tha ai.

/GazetaSinjali/